E reja me origjinë nga Elbasani, u zgjodh kryebashkiake e Pieve di Cadore, për zonën Belluno, në zgjedhjet lokale të së dielës, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Përmes një interviste për Corriere della Sera, Manushi zbulon se ka emigruar nga Shqipëria drejt shtetit fqinj në moshën 9-vjeçare dhe jeton aty prej 22 vitesh. Ndërsa para se të hynte në zgjedhje punonte si avokate.

para disa muajsh lindi kjo ide dhe lindi “Pieve futuro”.

Pyetje: Si do të përpiqeni që të ndryshojë Pieve?

Manushi: Unë shoh një Pieve shumë të përgjumur dhe një strukturë sociale të prekur nga pandemia. Kemi humbur disi sensin e komunitetit dhe kultivohen më shumë individualizmat, për fat të keq një prirje kombëtare. Pieve ka spikatur gjithmonë si një qendër grumbullimi, dua që ajo të bëhet sërish një.

Manushi: Jo unë, por i gjithë grupi im. Nuk kemi bërë premtime të mëdha. Ne duam të jemi një urë komunikimi mes Bashkisë dhe qytetarisë. Administrata ime do të bazohet në dialog.

Pyetje: A do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e saj si juriste?

Manushi: Unë bëj të drejtën e korporatës, civile. Po, nuk do të heq dorë nga profesioni im. Me siguri do të ketë një periudhë përshtatjeje dhe do të më duhet të kuptoj në aspektin kohor se sa do të marrë për qytetarët e mi. Sigurisht që prioriteti im do të jetë tek ata.

Pyetje: A keni qenë ndonjëherë viktimë e racizmit? Në prag të votimit, dikush grisi një nga posterët elektoral…

Manushi: Më thanë jam shqiptare, jam grua, jam shumë e re. Ka pasur disa episode të pakëndshme, por në përgjithësi dua të nënvizoj gjithçka që më ka dhënë Pieve di Cadore, që është shumë. “Pieve futuro” ka lindur për të bashkuar, jo për të ndarë.

Pyetje: A mund ta përkufizojmë Pieve di Cadore si një lloj laboratori politik?

Manushi: Unë do të thosha po. Shpresoj se mund të funksionojë, ndoshta mund të përsëritet në një shkallë më të madhe, por ndërkohë le të bëjmë hapin e parë, që është shumë i rëndësishëm.