Kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike në Vlorë, Shkëlqim Allushaj, pretendon se nuk është lejuar që të votojë, për shkak se ka shprehur mbështetjen ndaj kandidatit Agron Shehaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Allushaj shprehet se veç tij, janë ndaluar dhe pjestarë të tjerë të familjes, me pretendimin se nuk e kanë pasur emrin në listë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai thotë se kjo është gjendja në të cilën është katandisur PD, edhe pse ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj force politike në Vlorë.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ështe shtëpia ime politike e po keshtu dhe e familjes sime!

Sot unë dhe dy pjesëtar të familjes,anëtar të PD,nuk ishim pjesë e listës së votuesve për kryetarjn e PD(kjo sipas meje për arsye se unë isha i deklaruar pro kandidatit Agron Shehaj)

Kush më njeh mua dhe familjen time në raport  me PD arrin të kuptoj se ku eshte katandisur PD!

Turp dhe neveri për ata bastard që e katandisën PD në këtë ditë.

PD shtëpia ime, poshtë intrigantët. poshtë servilët brënda PD! RAMA IK!