Pas shumë pritjeve dhe debateve, Qyteti i Shkupit më në fund ka zgjedhur drejtorin e parë shqiptar në njërën nga ndërmarrjet.

Bëhet fjalë për Zudi Kokën, i cili është emëruar u.d. drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup.

Zudi Enuzi Koka është jurist i diplomuar dhe menaxher i dëshmuar në botën afariste, i cili kompetencat e tij do t’ vërë në funksion të menaxhimit të suksesshëm të NP “Higjiena Komunale” – Shkup. Ai po ashtu njihet edhe si kryetar i degës së Aleancës së Shqiptarëve në Çair të Shkupit.

ASH ka paralajmëruar se në kuadër të qytetit të Shkupit do të udhëheqin edhe me një post drejtori, tre zv/drejtorë si dhe drejtorët e shkollave. Në kuadër të ndarjes së pushtetit, nënkryetare e Shkupit u zgjodh, Bujare Abazi.