Punonjësit e burgjeve do të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin sipas të cilit 4.244 punonjësit e burgjeve të vendosur në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.

Shpërblimet e punonjësve të burgjeve do të jenë 55 mijë lekë, jo më shumë se një rrogë.

Një fond prej 209 000 000 lekësh është alokuar për administratën e këtij sektori