KUÇOVË – Ky që shihni në pamjet e siguruara nga Egnatia news është vendi ku u gjet i plagosur Admir Bejo, 45-vjeç. Policia njofton se Bejo, është gjetur rreth orës 19:30 dhe është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Aktualisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/abcnews.al./