Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Teksa solli në vëmendje rrënjët e saj kosovare, Albana Vokshi deklaroi se Kosova dhe Shqipëria janë një dhe askush nuk mund t’i ndalë.

Ajo ndër të tjera theksoi se premtimin e parë që ka bërë ish-Kryeministri Sali Berisha e ka mbajtur sot. Premtimi është protesta kombëtare për interesin e Shqipërisë.

“Faleminderit që jeni sot të gjithë mijëra këtu, që keni mbushur këtë shesh pasi ju thirri doktor Sali Berisha. Ky është premtimi i parë i mbajtur, që tregon se PD e rithememluar është opozitë e gjallë dhe garant për mbrojtjen e çështjeve të shqiptarëve. Ne jemi një dhe askush nuk mund të na ndalë të bëjmë këtë bashkim me Kosovën. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike dedikuar një çështje kombëtare. Unë Albana Vokshi jam bija e Kosovës aq sa jam e bija e Shqipërisë. Kosova është toka e gjyshqërve të mi. Unë jam me origjinën e gjyshrërve, nga Gjakova. Protesta e sotme sjell një emocion të dyfishtë në aspektin personal dhe politik. Personal si shqiptare me rrënjë nga Kosova. Historia përsëritet në spiralet e saj. Bajram  Gashi u përndoq çdo ditë nga sigurimi i shtetit. U tradhëtua nga komunistët dhe u vra nga forcat serbe. Ai dha jetën për Kosovën e pavarur dhe sot Kosova është e pavarur. Prandaj jam un ësot në këtë protestë. Jam për Kosovën e gjyshërve të mi. Për Shqipërinë time. Është e pafalshme, e papranueshme. Dhe e dënueshme që Edi Rama në vend që të jetë këtu me shqiptarët është me Vuçiç. Askush nuk ka kërkuar ndjesë mpër mijëra kosovarë që janë vrarë dhe masakruar. Gjyshi im tha: Dëgjoni vllazën unë gjakun tim ja kam falur Kosovës dhe nuk bashkëpunoj me komunistët. Le të bëhemi bashkë në mbrojtje të ndjenjës kombëtare. Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”, u shpreh Vokshi.