Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka lënë kohë deri nesër Lulzim Bashës për të bërë hapin pas sikundër ka kërkuar.
Deklarata u bë nga deputetja Grida Duma.Duke folur nga Elbasani ajo tha se persona që dëmtuan këtë parti duhet të tërhiqen.

“PD nuk duhet të zvogëlohet. Ka dalë forcë e tretë, personat që i bënë dëm PD duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rrugë tjetër veçse të terhiqet”.

Duma shtoi se e vetmja strategji që nxjerr nga kriza PD është krijimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar të PD dhe ata të Foltores, të cilët do të duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve./EGNATIA NEWS