Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.Mediat italiane raportojnë se mes 13 të dyshuarve është edhe emrin i këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila mbante llogaritë e dyqanit. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, ai me Arben Zogun (“Riccardino”) ishte pjesë e baterisë së urës Milvio nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi automatet e organizatës në lokalet e qytetit.