Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetë deputet i qarkut të Durrësit.

Pas 8 vitesh deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama këtë herë ka zgjedhur te mbajë mandatin e qarkut të Durrësit. Me këtë vendim, Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë, duke ia pasuar Teuta Ramajt, e cila renditet e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor.

Kryeministri Rama ka informuar ditën e sotme Komisionerin Shteteror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për vendimin e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet, Vlore dhe Durres.

Në qarkun e Durrësit kreu i Partisë Socialiste ishte më i votuari me 15 mijë vota ndërsa në Durrës mundi që të merrte rreth 11 mijë vota.

Gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se ndaj Durrësit kishte një borxh të madh. Ndërkohë qeveria ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit edhe për zbatimin e projekteve madhore, sic është ndërtimi i portit të ri.

panorama al