Teksa numri i personave të shtruar si pasojë e Covid është jo më shumë se 30 prej disa ditësh, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që spitali Shefqet Ndroqi ti rikthehet funksioneve të mëparshme.

Mësohet se pacientët që janë të shtruar në këtë spital në momentet që flasim, brenda 2 apo tre ditëve do të transferohen në drejtim të Infektivit, i cili do të jetë dhe struktura që do të presë të gjithë rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Më herët si shkak i uljes së numrit të infektimeve dhe rasteve të rënda të pacientëve me Covid, janë mbyllur dhe dy spitale të tjera, Covid 3 dhe 4.