Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Njoftimi i policisë

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Egnatia news