Një 25 vjeçar është gjetur i vdekur në makinë mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë, Vlorë. I riu është  ende i paidentifikuar.

Sipas informacionit të policisë dyshohet se i riu ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes.