U pezullua për videot në “Tik-Tok”, KLGJ zgjedh Matilda Fetaun në krye të gjykatës së Elbasanit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka komanduar në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau. Vendimi ka ardhur pas pezullimit nga detyra të gjyqtares Enkelejda Kapedani, e cila pas publikimit të disa videove në aplikacionin “Tik-Tok”, u largua nga kjo detyrë duke ju nënshtruar një procesi të hetimit disiplinor.Përzgjedhja e Matilda Fetahut, është bërë nëpërmjet një votimit të vjetër nga vetë gjyqtarët e Elbasanit, ku në garë për postin e kryetarit të gjykatës, në periudhën 30 shtator 2020 garonin gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani dhe Matilda Fetau, që kanë mundur të marrin më shumë vota se kolegja e tyre. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetau. Por 8 muaj nga marja e detyrës, Enkelejda Kapedani, përfshihet në një skandal në rrjetet sociale duke publikuar video në “Tik Tok” dhe shfaqet mjaft estravagante dhe kryen gjeste të pahijshme për një gjyqtare. Disa nga këto video ku gjyqtarja dallohet qartë që kryen modeling në ambjentet e gjykatës së Elbasanit, u bënë virale në internet duke sjellë pezullimin nga detyra të gjyqtares Kapedani.

Kjo e fundit kërkoi ndjesë publike dhe i kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që të hetonin mirë rastin, duke mos e bërë “kokë Turku”, për shkak të ndikimit të klikimeve dhe krimit të organizuar.

Por pavarësisht shfajësimit të saj dhe ndjesës publike, gjyqtarja Kapedani pak ditë më parë u pezulluar nga KLGJ, e cila tashmë ka hapur një proces të thelluar disiplinor. Kapedani nuk ka kundërshtuar vërtetësinë e këtyre videove, por ka pretenduar se atom und të jenë hedhur në rrjetet sociale nga fëmijët e saj.