Këngëtarja shqiptare, Jehona Sopi ka rrëfyer së fundmi betejës e saj me Covid-19. Në një intervistë për “Prive” ajo ka treguar se është infektuar dy herë me virus brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“E kuptova shumë rastësisht se shkova të bëj disa analiza. Kemi dalë të tre pozitiv, kemi qëndruar 16 ditë pavarësisht se kemi dalë nga shtëpia vetëm për kontrolle mjekësore. Në fillim nuk kisha asnjë simptomë dhe dyshoja nëse e kam apo jo dhe e kam bërë testin 4 herë.

Pastaj kur e kuptova filloi paniku. Herën e parë kam patur panik, ankth dhe pagjumësi. Ditëve të fundit kam pasur dhe luhatje të tensionit. Në shkurt ishim me një ditëlindje. Unë ndihesha shumë e lodhur por isha në valën e punës dhe thoja e kam prej lodhjes. Herën e dytë më ishte prekur mushkëria pak”, tregoi këngëtarja.

Po ashtu ajo ka rrëfyer se ka qenë shumë pranë ngjarjes që ka rezultuar tragjike për disa nga pushuesit e “Sharm el sheikh” në verën e 2005-ës. Për fat të keq, aty pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” të cilat ishin fatale për 88 pushues në atë vend.

Artistja shqiptare ka zbuluar se në momentin e eksplodimit ajo ishte vetëm 100 metra larg nga vendi dhe ndodhej në një klub aty pranë.

“Filluan të na nxirnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, fillon rrëfimin Jehona duke treguar se pasi shpëtoi ka qajt tërë natën nga frika se do të vdiste nga ndonjë sulm tjetër.

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova n’pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, tha Jehona së cilës pas sulmit iu desh të qëndrojë edhe 4 ditë të tjera sepse nuk kishte aeroplan për t’u kthyer”, ka treguar ajo.

icon style