28-vjeçarja me iniciale  E.K ushtroi dhunë mbi vjehrrin dhe vjehrrën pas një sherri familjar për motive të dobëta. Ndërsa sot duket se viktima të dhunës së 28-vjeçares janë bashkëshorti dhe kunati i saj. E.K tashmë është në ndjekje penale.

Njoftimi Policisë

E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.