Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në orën 11:15 do dalë para gjykatës së posaccme për t’u njohur me masën e sigurisë. Koka u arrestua njq ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratlrin e Elbasanit. Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.” Sipas SPAK, Ministria nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Gjithashtu SPAK ka konstatuar se në rastin e këtij koncensioni është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji. Për këto shkelje, SPAK ka ngritur tre akuza ndaj ish ministrit, me të cilat do të njihet ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaccme u tha se ndaj ish funksionarit të lartë shtetëror ka ngritur akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe ate të “Pastrimit te parave”