Një 44-vjeçar, i identifikuar si Liam Osmani është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi rezulton i dënuar me 2.6 vite burg për veprën penale “mashtrim”.

Ai merrte pjesë si konkurrent në një program “reality show”, i cili po zhvillohet në një prej televizioneve qendrore të Tiranës.

Ky  person, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse./ abcnews.al