Home ELBASANI SOT VIDEO/LIQENET RREZIKOJNË PËRMBYTJE NË QARKUN E ELBASANIT

VIDEO/LIQENET RREZIKOJNË PËRMBYTJE NË QARKUN E ELBASANIT

56

Mosndërhyrja në kohë në disa liqene, rezervuare dhe  përrenj në 4 bashki të qarkut të Elbasanit rrezikojnë të shkaktojnë permbyetje .Më shqetësuese situate paraqitet në bashkitë Gramsh dhe Cërrik ku Liqeni I Dushkut dhe I Dardhës në bashkinë Gramsh janë drejtë shkaktimit të një katasrofe në rast se nuk do të ndërhyet në kohë. Problemi kryesor qëndron në faktin se liqeni I Dhushkut në Bashkinë Gramsh ka arritur pikën kulmore si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe ekspertët kanë këshilluar zbrazjen e tij por nënkryetarja e bashkisë Gramsh Ergita Kaso thotë se bashkia e ka të pamundur ndërhyrjen pasi liqeni është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të përmbysë zonat përreth.

Edhe më e rrezikshme është situata në bashkinë e Cërrikut ku mosmenaxhimi I përroit të Gostimës për 30 vite ka bërë që ky përrua të kthehet në rrezik sidomos për banorët e lagjes nr 3 në qytetit. Situata rëndëhot edhe më shumë pasi ky përrua nuk menaxhohet as nga Bashkia e Cërrikut as nga Bordi I Ujrave dhe Kullimit.

Sa I takon bashkisë së Peqinit argjinatura mbrojtë në Shezë ka pësuar dëmtime dhe rrezikon përmbytje. Problem mbetet edhe përroi I Bishqemit I cili është bllokuar si pasoje e inerteve.

Në bashkinë e Elbasanit vijon të jetë shqetësuese mungesa e investimeve në disa pjesë të përroit të Zaranikës të cilët sipas prefektes së Elbasanit rrezikojnë të përmbyshin rreth 50 shtëpi. Po ashtu ndërhyrje kerkohet edhe në përroin e Manazderes.