Home ELBASANI SOT NJË 21-VJEÇAR HUMB JETËN NË AKSIDENT

NJË 21-VJEÇAR HUMB JETËN NË AKSIDENT

8

Aksident me vdekje u regjistrua në  aksin Elbasan –Librazhd

Një aksident I rëndë I ka marrë jetën një 21-vjeçari mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. I riu I identifikuar si Rei Palloshi ka humbur drejtimin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe ka përfunduar jashtë rruge në fshatin Mengel.

Fatkeqësisht 21-vjeçari si pagojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendngjarje në vend. Për shkak të përmbysjes së mjetit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të riut nga mjeti. Paraprakisht dyshohet se shkak I aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si dhe humbja e kontrollit të mjetit nga 21-vjeçari.

Policia e Elbasanit nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Vazhdimist në këtë aks ka aksidente rrugore kur ka reshje shiu ndaj policia bën thirrje që shoferët të tregohen të kujdesshëm dhe të udhëtojnë me shpejtësi Brenda normave.