Partia Demokratike e Elbasanit po përgatit listën me emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë përballë forcave të tjera politike në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk është surprizuese që kjo forcë e vjetëruar politike edhe emrat e kandidatëve do t’I sillte te vjetër e të njohur tashmë nga qytetarët.Një nga emrat që me siguri do të jetë në listën e PD Elbasani është edhe ai I Luçiano Boçit.Aspak serprizuese kjo për qytetarët të cilët tashmë e kanë humbur besimin se kjo forcë politike mund të sjellë ndryshimin e kërkuar në qarkun e Elbasanit pasi rikandidimi I elitës së vjetër nuk sjell risi për një shoqëri e cila synon të ecë përpara.

Boçi që prej vitit 2009-2017 ka qenë deputet i PD në vitete 2009-2013 ka mbajtur postin e kryetarit të PD Elbasan por edhe pse ka mbi një dekadë në politikë askush nuk kujton që ai të ketë bërë diçka për Elbasanin qoftë edhe në vitet kur partia që ai përfaqëson ishte ne krye të qeverisë. E vetmja arritje e Boçit është dalja në ekranet televizive për të bërë show për karrierën e tij por në thelb nuk është degjuar të ligjerojë në emër të qytetarëve ndaj të cilëve ka pasur detyrimin si I votuar Përgjatë ketyre viteve Luciano Boçi më së shumti fitoi antipatine e njerëzve të këtij qarku, sidomos të të rinjve të cilët asnjëherë nuk u ndjenë të perfaqesuar nga ai. I “regjuar “ nga politika e vjetër Boçi nuk mund të dal nga vetja e të premtojë zhvillime për qarkun e Elbasanit pasi eksperienca e këtyre viteve e ka treguar se ai nuk e meriton votën e qytetarëve dhe një votë ndaj tij do të ishte thjeshtë një humbje.

Egnatia news