Luftëtaret e Republikës së Afrikës Qendrore janë zotuar për besnikëri ndaj Kremlinit dhe kanë deklaruar se po përgatitet të përfshihen në luftën në Ukrainë, krah rusëve. 

Një grup prej dhjetë ushtarësh të armatosur rëndë u shfaq në një video duke thënë se së shpejti do të bashkohen me ” vëllezërit e tyre rusë ” në vijën e frontit për të sjellë “paqe dhe rend”.

Presidenti Putin ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për të sjellë mijëra “vullnetarë” nga Lindja e Mesme.

Në një takim këtë mëngjes, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se kishte 16,000 “vullnetarë” në Lindjen e Mesme, të cilët ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia në rajonin separatist Donbas të Ukrainës lindore.

Nëse e shihni se ka këta njerëz që duan me dëshirën e tyre, jo për para, të vijnë për të ndihmuar njerëzit që jetojnë në Donbas, atëherë ne duhet t’u japim atyre atë që duan dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e konfliktit,” tha Shoigu. 

Ndërkohë Putini u përgjigj: “Ju lutemi bëni këtë.”

Në një video të xhiruar me sa duket në Republikën e Afrikës Qendrore, një luftëtar i maskuar i rrethuar nga nëntë shokë njofton se së shpejti do të jenë në rrugën e tyre për në Ukrainë.