Turizmi dentar në Shqipëri është bërë gjithnjë e më popullor falë kombinimit të shërbimeve dentare të përballueshme dhe kujdesit cilësor, duke tërhequr pacientë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Gjatë viteve të fundit në Elbasan është rritur ndjeshëm numri i pacientëve me nënshtetësi të huaj.Mjeku stomatolog Besnik Sadikaj shprehet se fluksi nuk ëshë më vetëm përgjatë muajve të verës por është shtrirë gjatë gjithë vitit.Pacientët më “besnik” vijojnë të jenë shtetasit italian.

Ofrimi i  një game të gjerë trajtimesh dentare, nga stomatologjia estetike deri tek operacionet komplekse, me çmime dukshëm më të ulëta se në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, pa kompromentuar cilësinë e kujdesit dhe duke përdorur teknologjinë më të fundit janë ndër arsyet pse të huajtë vijnë në Elbasan për kujdes dentar.

Mjeku ngre një paralajmërim për të gjithë qytetarët të cilët kanë mbushje dhëmbësh me materialin e zhvivës apo siç njihet në përditshmëri mbusja e zezë, se është e ndaluar kategorikisht të vendoset pasi mund të ketë pasoja në shëndet./egnatia news