Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu po zhvillon një takim me kolegjin e kryetarëve, e thënë ndryshe kryetarët e degëve të kësaj force politike.

Kjo mbledhje e Bashës, vjen një ditë pas asaj me grupin parlamentar të PD-së, ku shumica e deputetëve kërkuan largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Burimet të Fax News brenda selisë blu bëjnë me dije se nënkryetari i Lezhës, Fran Frrokaj i ka dalë në krah Lulzim Bashës të cilit i është drejtuar me fjalët “Harroje dorëheqjen”. Gjithashtu Frrokaj gjatë fjalës së tij nuk kaloi pa sulmuar Sali Berishën për të cilin tha se shqiptarët e larguan nga pushteti me 1 milion vota kundër.

Fran Frrokaj, nënkryetar Lezhës: Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë!

Mark Ruçi, Mirditë: duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë
Frrokaj: Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD-në. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen!

Frrokaj: Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin por humbi me 1 milion vota kundër!