Shtimi i reshjeve  ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm  nga shtrati gjatë natës,  duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Niveli i ujit në arat e mbjella arrin deri në rreth 50 cm.

Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth ne fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Reshjet në mëngjesin e sotëm kanë pushuar, nëse rifillojnë situata do vijojë të mbetet problematike./