Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Levan, ku një automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë mjeti është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se shoferi është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit për mjekim më të specializuar pasi raportohet se ka marrë dëmtime të lehta

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.