Një 39 vjeçar me inicialet M.S, përplasur ditën e sotme rreth 9:30 të mëngjesit një këmbësor në Kukës.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar individi me inicialet D. Xh., i cili është dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.