Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka njoftuar vendimet e marra pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Ajo ka njoftuar se është vendosur një shpërblim prej 15 mijë lekësh për mjekët e specializuar që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

Ministrja ndër të tjera tha edhe që rroga është rritur me 6% nga 1 korrikur për mjekët dhe infermierët.

“Nga 1 korriku rriten 6% pagat për mjekët dhe infermierët. Kemi vendosur edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre. Kjo hyn në fuqi menjëherë. Rritja e pagave do të vijojë dhe synojmë që pagat për profesionistët e mjekësisë të rriten deri në 40%. Fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës”, tha Manastirliu.