Marash Kumbulla sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Leçe.

Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, që kanë reaguar dhe kanë gjetur golin e barazimit që në pjesën e parë.

Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.

Kumbulla ishte nga më të mirët në fushë edhe në ndeshjen e kampionatit kundër Cagliari, madje mori edhe elozhe nga trajneri Jose Mourinho.