Një burrë sulmoi pasagjerët me thikë në një tren udhëtarësh në Tokio vonë të premten, duke plagosur 10 prej tyre.

I dyshuari, 36 vjeç, thuhet se i tha policisë se u zemërua kur pa gra që “dukeshin të lumtura” dhe donin t’i vrisnin, sipas raporteve të mediave lokale.

Një viktimë, një studente, thuhet se është plagosur rëndë, ndërsa të tjerat kanë pësuar lëndime më pak të rënda.

Krimi i dhunshëm është i rrallë në Japoni dhe masa të rrepta sigurie janë vendosur në Tokio, ku po zhvillohen lijërat olimpike.

Burri sulmoi pasagjerët në një tren pranë stacionit Seijogakuen rreth orës 20:40 (11:40 BST) të premten.

Treni u ndalua urgjentisht nga shoferi pasi u dëgjuan zhurmat që vinin nga brenda vagonave.

Sipas hetuesve, i dyshuari u hodh në shina dhe iku. Ekuipazhi i trenit udhëhoqi udhëtarët përgjatë shinave në stacionin më të afërt.

fax web