Radhë të gjata kilometrike që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele, por fluksi është jashtezakonisht i madh, ndaj jane krijuar rradhë kilometrike.

Radha e gjatë është edhe në segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet.

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosoves e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Kujtojme se java e pare e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar. 

ORA TV