Ndër fotot e publikuara nga bomberi argjentinas, bie në sy, ajo e një grupi zebrash, një sinjal ky jo i vogël për Juventusin. Për tifozët bardhezinj, fotoja e zebrave, e postuar në Instagram nga Icardi, nuk duket pa një mesazh brenda. Në komente, dikush e pyet atë: Zebra si Juventusi? Dikush tjetër reagon në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Çfarë po nënkupton, se do të vish te Juve?

Me pak fjalë, një foto e thjeshtë ishte e mjaftueshme për t’i lëshuar njerëzit e Juventusit (të internetit) në komente pa fund. Por merkato është ende në nisje të saj dhe gjithçka mund të ndodhë.