Merkato zyrtarisht u mbyll dhe tani që zërave rreth të ardhmes së Mbappe u jepet fund, në fakt tani nis lufta e nervave në klubin parizien. Duke refuzuar 200 mln euro për Mbappe, klubi francez po luan me zjarrin duke humbur shumë para për të pasi verën tjetër Real Madrid mund ta marrë për zero lekë.

Siç shkruan “Le Parisien”, Kylian Mbappe ka hedhur poshtë një ofertë rinovimi nga klubi që nuk është parë e dëgjuar në historinë e futbollit botëror. Plot 45 mln euro neto në vit është oferta që ka bërë Leonardo për sulmuesin që ai të qëndrojë gjatë aty.

Nëse Mbappe do të pranojë do të bëhet lojtari më i paguar në botë, 45 mln euro neto pa llogaritur bonuset nga rezultatet, golat, trofetë dhe vetëm për ta menduar, PSG, do të paguante 135 mln euro bruto në vit për pagën e 22-vjecarit, shkruan Ora News.

Gjithsesi, refuzimi i një oferte të tillë tregon edhe një herë se Mbappe nuk e shikon si çështje ekonomike, por sportive dhe ambicie.

Al Khelaifi ka 4 muaj kohë për ta bindur të rinovoje sepse më 1 Janar, Mbappe është i lirë të negociojë me çdo ekip….Real Madridin natyrisht!