Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë.
qindra automjete të transportit prej katër orësh janë në pritje për të përpunuar të dhënat.
Shoferët pohojnë se radhët janë krijuar për shkak të mbarimit të afatit të kontratës në terminal, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë informacion se pse është kjo gjendje.
Nga palët nuk jepet asnjë informacion zyrtar se pse është krijuar kjo situatë. Drejtuesit e automjeteve pohojnë se radhët po shkaktojnë vonesa për dorëzimin e mallrave në kohë dhe në destinacion.
Burime zyrtare në anonimitet konfirmojnë se kontrata në terminalin e Prizrenit ka skaduar ditën e djeshme për mallrat që hynë nga Shqipëria. Pikërisht kjo është arsyeja e radhëve të gjata në kufi.