Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri 37 shtetas të tjera afganë të tjerë. Ministria e Jashtme ka njoftuar se ata do të akomodohen në Qytet Studenti në kryeqytet.

Bashkë me shifrën e sotme, shkon në 644 numri i afganëve që janë strehua deri më sot në vendin tonë.

“Mirëmëngjes! Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.

Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton ministria. m.v/abcnews.al