Sapo ka mbërritur në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh në Fier. Sot pritet verifikimi i masës së sigurisv. 31- vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg” pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 42- vjeçar. Forcat operacionale speciale e arrestuan tre ditë më parë teksa i riu po lëvizte në aksin Fushë- Krujë- Vorë.

Për këtë vrasje dy vitë më parë u dyshuan , Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar dhe dënuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në lagjen Sheq në Fier brenda makinës së tij.

Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover”.
Prokuror i çështjes është Dorian Tafili dhe gjyqtare Miranda Nakaj.