Ka marrë fund rezistenca e punonjesve të landfillit të Elbasanit të cilët prej dy ditësh pezulluan punën për mos marrjen e pagës se muajit janar ndërsa po shkojmë drejt mbylljes së muajit tjeter . Me punonjësit ka negociuar kreu i Inspektoriatit të Punës Egliver Laloshi i cili u takua me punonjësit dhe përfaqësuesit e landfillit dhe bashkise Elbasan .Z Laloshi tha se ka marrë garancinë nga drejtuesit e inceneratorit se punonjësit e seleksionimit do të shlyhen gjatë javës që vjen dhe se ndaj tyre nuk do të merren masa ndëshkimore për ndërprerjen e punës. Teksa e konsideroi të drejtë protestën e punonjësve Z Laloshi tha se mos pagesa për punën e bërë janë tema sensitive për institucionin qe ai përfaqëson.

Egliver Laloshi- Kreu i Inspektoriatit të Punës:

Menjëherë pasi jemi vënë në dijeni të protestës së punonjësve, me koordinim me drejtorin dhe kryeinspektorin është ngritur një grup pune, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë. Kemi arritur brenda objejtit dhe jemi takuar me punonjësit të cilët ishin të dyzuar. Subjekti Alb Tech Energy, në datën 30.04.2021 ka bërë që punonjësit e tij të kalojnë tek një subjekt tjetër.

Rezulton që punëmarrësit nuk ishin paguar për muajin Janar dhe ëpr këtë arsye janë ngritur në protestë. Ne kemi negociuar, kemi kërkuar që të ndërhyhet menjëherë për të dhënë pagat ndaj punonjësve. Pasi kjo çështje u zgjidh dhe u informuan se do të paguheshin, punonjësit janë rikthyer sërish në punë.

Ngërci i krijuar në inceneratorin e Elbasanit konsiston në faktin se firma Alb tek Energy me 30 prill të vitit 2021 i kaloi punonjësit tek firma ITC , e cila ka kontratë shërbimi me Alb tek Energy. ITC rezulton se i ka paguar punonjësit deri më 30 dhjetor të 2021 por gjatë këtij viti meqë inceneratori i ka kaluar ne pronësi bashkisë së Elbasanit u shkaktua dhe perplasja financiare, duke lënë pa paga dhjetra punonjës që nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash.