Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi është infektuar me koronavirus. Për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm në Petruzzelli të Barit për natën e ndërrimit të viteve.

“Kam marrë tre dozat e vaksinës si dhe vaksinën kundër gripit po ashtu. Tani jam në shtëpi me fëmijët e mi dhe Loredana Leçisos”, ka folur ai për Corriere Della Sera.

Albano nuk i jep dot shpjegim as vetë se si u infektua.

“S’mund ta shpjegoj as vetë. Kam bërë të tri vaksinat, të fundit e bëra më 6 Dhjetor si dhe atë kundër gripit”.

Carrisi nuk beson të jetë infektuar edhe për festat e Krishlindjeve.

I pyetur nëse është infektuar gjatë udhëtimeve në avion, këngëtari italian thotë se mund të jetë infektuar gjatë vizitave në vendet e Evropës.

Infektimi me koronavirus ka bërë që Albano Carrisi të anulojë koncertin në natën e ndërrimit të viteve. Ai thotë se do kishte kënduar edhe në gjendjen që është por shton se rregullat duhen respektuar.

Megjithatë, ai shprehet besimplotë se në Mars do të udhëtojë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara.