Një fotograf i natyrës ka gjetur një lule të rrallë mishngrënëse që në mënyrë të çuditshme duket si molekula e Covid-19. Daniel Anderson ishte duke ecur nëpër një park kombëtar pranë Jurien Bay, rreth 220 km në veri të Perth, gushtin e kaluar kur ai vuri re bimën e pazakontë.

Muajin e kaluar ai vizitoi përsëri vendin për të parë se lulja kishte lulëzuar dhe ndau një fotografi në një faqe me lule të egra në Facebook duke pyetur nëse dikush e dinte se çfarë ishte.

Imazhi tërhoqi vëmendjen e studiuesit të bimëve mishngrënëse të Universitetit Curtin, Thilo Krueger, i cili udhëtoi në park me Anderson dhe konfirmoi se ishte një lloj bime e rrallë, që nuk ishte emëruar kurrë.

Anderson tha se ishte shumë i kënaqur me këtë zbulim.

“Unë u ndjeva pak i veçantë – unë e gjeta këtë gjë i vetëm, duke mos pasur shumë përvojë në këtë lloj fushe,” tha ai.

Thilo Krueger tha gjithashtu se ishte i emocionuar nga gjetja, por nuk duhet të shkojnë dhe të marrin këtë lloj lule.

“Këto janë shumë të rralla … popullata e tyre është shumë e vogël,” – tregoi Krueger,- “edhe nëse mblidhni vetëm pesë bimë të një popullate bimësh kaq të vogël, ju po i bëni dëm të madh këtyre specieve.”