Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një konflikt. Ngjarja ka ndodhur në Livorno. Mediat italiane raportojnë se të paktën 4 persona me origjinë tuniziane kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare me hanxharë dhe thika.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë. Por pa mbërritur agjentët e policisë në vendin e ngjarjes, katër sulmuesit, ndoshta të alarmuar nga sirenat e makinave të policisë, u larguan. Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje. /abcnews.al