Vazhdon sot dita e dytë e diskutimit maratonë të kabinetit qeveritar për këtë fillimvit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin.

Sakaq kryeministri thekson se diskutimi maratonë i ka dhënë kabinetit qeveritar mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor për zhvillimin e Shqipërisë.

Në fokus  të diskutimeve sot mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve.

Takimi i kabinetit qeveritar po mbahet te “Vila 31” në ish-Bllok./abcnews.al/