Dy vëllezër shqiptarë të moshave 43 vjeç dhe 46 vjeç, u arrestuan pasi ushtronin dhunë ndaj bashkëshortes39-vjeçare të 43-vjeçarit dhe djalit 11 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Chania, pasditen e së mërkurës.

Një patrullë e ka vërejtur makinën  me të cilën familja lëvizte dhe e kanë ndaluar pas dyshimeve që kanë pasur.

39-vjeçarja nuk ka ditur të flasë greqisht dhe nëpërmjet Google Translate, ka rrëfyer para hetuesve se ajo po dhunohej përditë, prej  dy autorëve.

Menjëherë është bërë arrestimi i tyre dhe marrja e kujdesit për nënën 39-vjeçare dhe djalin e mitur.

Hetuesi: Konkretisht, në një fshat në brendësi të Chanias, duke patrulluar me ekipin tim, vumë re një automjet që lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe vendosëm ta kontrollonim. Ky mjet i veçantë shtoi shpejtësinë dhe nuk ndaloi. Pas disa metrash me 2 mjetet tona patrulluese ndaluam makinën e mësipërme të dyshimtë. Brenda saj ndodheshin një familje me tre të huaj dhe një të afërm të tyre. Në atë moment gruaja na tregoi me tabela, por edhe me Google Translate nga ne pasi nuk fliste greqisht, se po rrihej gjithë ditën, si ajo dhe fëmija i saj dhe 2 burrat e huaj, të cilët u arrestuan. Pacientja dhe fëmija i vogël na falënderuan përzemërsisht, pasi ishim në vendin e duhur në kohën e duhur, ndërsa vetë ajo, siç tha në mënyrë karakteristike, nuk e imagjinonte dot zhvillimin që do të kishte kalvari i saj i sotëm.