Edhe dita e sotme ka regjistruar një shifër të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve nga 2991 testime kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu kemi ulje të numri të pacientëve të infektuara me covid, ku aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

8 qytetarët që humbën betejën me COVID19 janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.

Deri më tani në vendin tonë janë realizuar 558,921 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 125,157 qytetarë, ndër ta aktive janë 31,651 raste.

Fatmirësisht janë 91,271 qytetarë të shëruar dhe 2235 të vdekur.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, këshillon ministria.

Statistika (31 Mars 2021)

Raste të reja ditore        434

Të shëruar në 24 orë     654

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                2991

Testime totale            558,921

Raste pozitive             125,157

Raste të shëruara         91,271

Raste Aktive                31,651

Humbje jete                  2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   22035

Fier                        2598

Durrës                   1297

Gjirokastër          1240

Shkodër                1213

Vlorë                       981

Korçë                     768

Elbasan                  406

Lezhë                     358

Kukës                    361

Dibër                    330

Berat                      64

Top Channel