Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në një kopësht privat të qytetit.

Mësohet se i mituri ka pasur një të nxirë në zonën e qafës, e cila dyshohet se i është shkaktuar nga ndonjë zinxhirë apo varëse rrobash.

Ka qenë një nga edukatoret ajo që e ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë, dhe ka menduar se kishte humbur ndjenjat. Menjëherë është bëë transportimi i të miturit drejt spitalit, por mjekët e kanë pasur të pamundur që të bënin diçka për të.

3-vjeçari ka ndërruar jetë në kopësht, ndërkohë që grupi hetimor po merr në pyetje edukatoren dhe anëtarët e tjerë të stafit.

Familjarët kanë mbërritur në morgun e spitalit të Fierit për të tërhequr trupin e të miturit.

Ndërkohë që policia ka nisur kqyrjen e kopshtit ku i mituri humbi jetën.