Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në deklaratën e tij për media tha se njerëzit e Berishës kanë folur për gjakderdhje nesër, gjë që sipas tij është qëllimi kryesor i Berishës.

Bardhi deklaroi se dita e nesërme do të jetë një ditë normale dhe demokratët nuk do dhunohen me njëri tjetrin.

Ai iu përgjigj edhe akuzave se kanë përfshirë emra personash të vdekur për mbledhjen e Kuvendit të 18 dhjetorit, duke thënë se nëse këto emra janë, atëherë të bëhen publike.

Bardhi: I dhamë hapësirën e duhur shoqatës non grata, që ka zgjedhur të vijë vërdallë në selinë e PD-së. Shqiptarët po dëgjojnë një lumë mashtrimesh, nuk e fshehu dot skenarin që paralajmëroi akte dhune në selinë qëndroreb të demokratëve.

Absurdi i tij kërkon që nesër ta kthejë shtëpinë e demokratëve në bunker për një person të shpallur non grata. Edhe sot erdhën dhe lëshuan një lumë me gënjeshtra dhe mashtrime, erdhën këtu dhe folën për të vdekur, ne kemi mundësi te nxjerrim me video anëtarët që janë përmendur.

Janë tmerruar nga adezivët që janë vendosur në selinë e PD-së.

Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje në selinë qendrore të partisë Demokratike. Demokratët do të vrasin demokratët? Ky është qëllimi i Berishës, ky është qëllimi i një njeriu në dëshpërim që ka humbur arsyen.