Të gjithë ata që duan të vizitojnë Britaninë e Madhe këtë verë do duhet që të vetëizolohen për 11 ditë. Vetëizolimi është vendosur si opsion përkundër karantinimit në një hotel.

Në artikujt e shkruar për opsionet turistike për udhëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mediat arabe listojnë 11 vende ku turistët mund të shkojnë për të kaluar “11 ditët e karantinës” përpara se të nisen drejt Mbretërisë së Bashkuar.

E para në listë është Shqipëria. Në artikull theksohet se vendi ynë pret rezidentë dhe qytetarë nga Emiratet Arabe mjafton që të jenë të pajisur me një vizë. Ata mund të qëndrojnë në vend maksimumi për 90 ditë.

“Për të udhëtuar në Shqipëri nuk ka nevoje që të testoheni për Covid-19, përveç rasteve kur ua kërkon linja ajrore me të cilën jeni duke udhëtuar.”

Po ashtu, në artikull shkruhet se në javën e tretë të qershorit, Shqipëria pritet që të vendosë qendra shëndetësore verore në 29 vendndodhje rreth e qark vendit ku udhëtarët mund të kenë mundësi që të testohen për virusin.

“Turistët janë të lirë që të lëvizin rreth e qark vendit, por u kujtohet që të mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrash.”