Transferimi i mundshëm i Lionel Messit te Paris Saint Germain prishi planet e Cristiano Ronaldos.

Raportohet se CR7 po e mendonte kalimin në Francë, por PSG mendjen e ka te Messi, pasi zyrtarisht u largua nga Barça, me nje fjalë ka zgjedhur argjentinasin para portugezit.

Lidhur me këtë spekulimeve ka folur Leonardo Bonucci i Juventusit.

Sipas tij, edhe nëse Messi s’do të kishte shkuar në PSG, nuk është ende zyrtare, Ronaldo do të kishte qëndruar në Torino.

“Mendoj se Cristiano do të kishte qëndruar edhe nëse Messi nuk do të kishte shkuar në PSG”, u shpreh ai për Gazzetta dello Sport..

“Për ne ai është shumë i vlefshëm dhe besoj se këtë vit, më shumë se sezonet tjera, do të na ndihmojë për të arritur objektivat”. /Gazeta Express/