A i keni ndjerë dhe ju këto emocione? Camila tregon se nuk arrinte dot t’i qetësonte rrahjet e zemrës nga Shawn dhe zgjidhja ishte tekila dhe muzika.

“Isha aq nervoze sa përpara se të dilja me të, ktheva dy shots-a me tekila dhe këndova ‘Defying Gravity’ në dush pa pushim”, thotë ajo në Carpool Karaoke.

Camila Cabello dhe Mendes njiheshin që prej 2014-ës, por ata u përfolën për një lidhje vetëm në korrik të vitit 2019. Në shtator të po atij viti, dyshja konfirmoi lidhjen.
Fansat e të dy këngëtarëve gjithmonë i kanë parë bashkë dhe vinin re një kimi që nuk mund të ekzistojë vetëm midis atyre që janë “thjesht shokë”.

“Mendoja: ‘A do ta puth kur ta shoh’? Ne kemi qenë miq prej vitesh, por sigurisht nuk ishim së bashku”,- tregoi ajo për emocionet e para me kanadezin

Bashkëpunimi i tyre “Senorita” mbetet kënga me e suksesshme e të dy artistëve. Kjo këngë konsiderohet dhe “kurorëzimi” i lidhjes së tyre.

Çifti gjithmonë e shfaq veten më të dashuruar se kurrë në rrjetet sociale dhe e mbështesin shumë karrierën e njëri-tjetrit. Projekti i fundit i Camila është filmi “Cinderella”, i cili ka pas sukses në Amazon Prime. Shawn sigurisht nuk mund të rrinte pa komentuar pasi pa premierën.