Merr flakë një banesë në lagjen 29 nëntori në Fier në rrugën ‘Mujo Ulqinaku’.
Mendohet që flakët kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri pasi të zotët, bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavatriçe. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Top Channel