Në kongresin e Partisë Socialiste është miratuar vendimi për të ndërprerë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve të degëve të partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se brenda prillit do të miratohen rregullat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe procesi pritet të përfundojë brenda qershorit.

 “Kemi për të miratuar vendimin që u miratua në asamblenë që ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit 4 vjeçar të kryetrarëve aktualë të partisë. Brenda 30 prillit do të miratohen rregullat për përzgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve dhe ky proces do të përfundojë brenda qershorit. Kërkoj që meqë janë marrë masat për votimin, kërkoj që deputetët, kryetarët e partisë, anëtarët e asamblesë, drejtuesit politike të marrin masa që të gjithë të shkojnë të marrin pjesë në votim”, u shpreh Gjiknuri.