Lionel Mesi ia ka dalë që të kalojë në një statistikë Kristiano Ronaldon sa u përket ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Argjentinasi është bërë zyrtarisht lojtari cili ka ekzekutuar më shumë penallti në këtë turne.

Ajo ndaj Real Madrid ishte e 23-ta që gjuante argjentinasi në turneun më të famshëm për klube në Europë. Kështu ai kaloi Kristiano Ronaldon me të cilin ndante vendin e parë, me 22 penallti të gjuajtura.

Por njëkohësisht, penalltia e djeshme i dha edhe një rekord të padëshiruar argjentinasit. Kjo e sotmja ishte penalltia e 5-të që humbte në Ligën e Kampioneve, duke barazuar në vendin e parë Tierri Henri, pas krahëve të tyre janë dyshja Aguero-Van Nistelroj me 4 penallti të gabuara.